Champions League me formulë të re që nga 2024; grupe me nga 6 skuadra

Ashtu sic u bë e ditur gjatë pranverës së kaluar nga ECA, formati I Ligës së Kampioneve mund të ndryshojë duke nisur nga sezoni 2024/25. UEFA dhe Shoqata Evropiane e Klubeve po studiojnë detajet e kësaj reforma me dëshirën për të zhvilluar më shumë ndeshje ndërkombëtare, kryesisht për të pasur më shumë të ardhura financiare

Sipas asaj që publikohet te e përditshmja spanjolle AS dhe ajo angleze ‘Times’ në total duket se do të jenë 4 ndeshje më shumë në Championsin e ri dhe jo 10 sic kishte kërkuar ECA ndërkohë që po studiohet edhe ideja për rritjen e numrit të skuadrave në fazën e grupeve nga 32 në 36.

Janë dy hipoteza që UEFA dhe ECA duket se kanë marrë në shqyrtim; krijimin e grupeve me nga 6 skuadra dhe jo me 4 dhe si pasojë do të jetë një kalendar me 10 ndeshje në këtë fazë, ose një fazë ekstra grupesh me 2 grupe me nga 4 skuadra ku dy të parat e cdo grupi luajnë gjysmëfinalet

Në hipotezën e parë, në 1/8 e finaleve do të kualifikoheshin 2 më të mirat e cdo grupi dhe 4 vendet e treta më të mira për t’I dhënë më pas jetë kualifikueseve klasike me eliminin direkt me sistem vajtje ardhje deri në finalen e madhe që do të jetë unike. Me sistemin aktual, 2 skuadrat që arrijnë në finalen e Ligës së Kampioneve luajnë 13 ndeshje duke përfshirë edhe fazën e playoffit, ndërsa me formulën e re ato do të luajnë 17 sfida.

Janë këto risi që me siguri I pëlqejnë UEFA dhe ndoshta edhe tifozëve, por që rrezikon të bëjë akoma më të ngjeshur kalendarin e kampionateve të ndryshme në Evropë. Propozimi I ri në fakt nuk u pëlqen shumë Federatave, me në krye atë angleze, e shqetësuar për faktin se Kupa e Ligës mund të kthehet në një kompeticion vetëm për skuadrat që nuk marrin pjesë në Ligën e Kampioneve.

Sfidanti.al