Inter, tjetër problem; Bajerni nuk dëshiron të blejë Perishic

Interi është skuadra më aktive në merkaton e janarit, por pas dështimit të bisedimeve për shkëmbimin Politano-Spinazzola, te zikaltrit shfaqet një tjetër problem që vjen nga Gjermania; Bajerni nuk dëshiron të blejë përfundimisht kartonin e Perishic, dicka që do të ndihmonte zikaltrit të arkëtonin të ardhura për të financuar blerjet e reja.

Lajmi publikohet nga e përditshmja gjermane ‘Bild’ sipas së cilës paraqitjet e kroatit të skuadra bavareze nuk kanë qenë të kënaqshme për drejtuesit e klubit bavarez që duket se kanë vendosur të mos e ushtrojnë opsionin e blerjes së kartonit të futbollistit në fund të sezonit. Gjithnjë sipas ‘Bild’, Perishic nuk ka të ardhme të Bajernit aq më tepër që ardhja e tij u kërkua nga trajneri Niko Kovac që  u shkarkua gjatë këtij sezoni.

Nëse ky lajm do të konfirmohet, atëherë planet e Interit në merkaton e transferimeve do të ndryshojnë, me zikaltrit që gjithsesi janë të vendosur të shesin futbollisti në verën e ardhshme.

Sfidanti.al