Pas blerjes së dy mesfushorëve, Deme e Lobotka, Napoli përforcon edhe repartin e mbrojtjes, duke nisur nga muaji qershor. Në fakt në Vila Stuart në Romë, Amir Rrahmani kreu vizitat mjekësore me qendërmbrojtësin kosovar që vendosi të lërë veronën për t’u transferuar te Napoli ku është edhe Elseid Hysaj.
Napoli pranoi të paguajë për 25 vjecarin 12 milionë Euro shifër së cilës I shtohen edhe 2 milionë në formën e bonuseve, por Rrahmani do të qëndrojë te Verona deri në fund të sezonit, Për Rrahmanin është bërë gati kontrata 5 vjecare me pagë 1.8 milionë Euro në sezon.
Por Napoli duket se nuk e ka mbaruar pazarin te Verona teksa ka vënë në shënjestrën e tij edhe mesfushorin maroken Amrabat, por për këtë të fundit skuadrës napoletane I duhet të përballet me konkurrencën e Interit, që kontaktoi me agjentët e tij dhe Fiorentina.
Sfidanti.al