Një tjetër Leklerk te Ferrari, I vëllai I Sharl, në Akademi

Nga Sharl te Arturi, dinastia Lëklerk po gjen hapësirë te Ferrari. Artur, vëllai 19 vjecar I pilotit zyrtar të Kokëkuqes, është bërë pjesë e Akademisë së Pilotëve dhe do të garojë në Formula Regional (ish kampionati Evropian F3) me skuadrën italiane Prema ku do te ketë si shok skuadre Xhanluka Pitkof.

Lajmi u zyrtarizua nga vetë Ferrari që bëri të ditur gjithashtu edhe ardhjen e 16 vjecarit Dino Beganovic në Akademinë e Pilotëve të tij, edhe ky I fundit do të garojë me skuadrën Prema, por në F4

Artur Leklerk e nisi karrierën e pilotit në Formula 4 Francë duke marrë fitoren e parë që në garën e dytë në Nogaro. Sezonin e kaluar ai mori pjesë në kampionatin gjerman ADAC Formel 4 ku gjeti suksesin në Hokenhajm, ndërkohë që në renditjen e përgjitshme u pozicionua në vendin e pestë.

Ndërsa Beganovic ka nisur gjithcka në garat Kart duke fituar 2 kampionate suedeze dhe duke u renditur I dyti në WSK Euro Series. U bë pjesë e Driver Academy të Ferrarit falë edhe rekomandimit të skuadrës Tony Kart Racing. Dy pilotët e rinj do të mbërrijnë në Maranello gjatë gjysmës së dytë të janarit për të nisur kurset dhe me këtë rast do të takojnë edhe shokët e akademisë.

Sfidanti.al