Levandovski: Nuk mund të jem në tryezën e Mesit dhe Ronaldos!

Është kampioni i momentit, futbollisti që fiton çdo trofe dhe shënon çdo gol, por nuk harron se në karierë ka më shumë se një sezon. Robert Levandovski u tregua modest në një intervistë për “Frans Futbollin” pas fitores së çmimit të FIFA-s si Futbollisti më i mirë i Vitit në të gjithë botën. “Unë mund t’i ftoj Mesin dhe Ronaldon në tryezë dhe të jem me ta, – tha ai, – por, unë nuk mund të ulem në tryezën e tyre. Ata kanë qenë në këtë tryezë për shumë vite ndaj janë të pakrahasueshëm. Nëse shohim këtë vit, apo këta vitet e fundit unë jam në nivele shumë të larta, por unë nuk jam në të njëjtën tryezë si Mesi dhe Ronaldo. Gjithsesi, mund t’i ftoj në tryezë për të drekuar së bashku”. Levandovski thotë se këtë vi tai ka qenë sulmuesi më i kompletuar i botës, por nuk e ka këtë gjë një fiksim.

Sfidanti.al