Adrian Newey largohet nga Red Bull

Adrian Newey, inxhinieri i Red Bull, një nga më të vlerësuarit në Kampionatin Botëror të Formula 1, do të largohet nga skuadra në fund të sezonit: “Koha për sfida të reja”. Vetë skuadra e zyrtarizoi njoftimin me një deklaratë: “Ai i lë detyrat e projektimit të F1 për t’u përqendruar në zhvillimin përfundimtar dhe dorëzimin e hipermakinës së parë Red Bull”. Ferrari ëndërron ta çojë në Maranello, por për italianët ai do të mund të punojë vetëm në makinën e vitit 2026.

sfidanti.al