Ragnick do të pasojë Thomas Tuchel

Thomas Tuchel do të largohet nga Bayerni i Mynihut në fund të sezonit dhe presidenti i bavarezëve Herbert Hainer tashmë ka zgjedhur Rangnick si trajnerin e ri të skuadrës:

“Ai është një ekspert në panoramën e futbollit, ka një aftësi të jashtëzakonshme për të ndihmuar lojtarët dhe ekipet të rriten. Gjithçka që dëgjoj për kombëtaren austriake është shumë pozitive”. Hainer shpjegoi se negociatat me trajnerin aktual të Austrisë po ecin mirë: “Nëse ai do të vinte këtu te Bayerni i Mynihut, do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer për ne”.

sfidanti.al