Flitet për kohë të kaluara, për tjetër ekip dhe pozicione të tjera. Toni Kros sot është lojtar i Realit dhe Hansi Flik është trajner i Bajernit, veçse në verën e 2014-ës të dy ishin pjesë e kombëtares gjermane në Kupën e Botës në Brazil. Misioni përfundoi me triumfin e madh, veçse Krosi kujton se pati një problem me Flikun, që në atë kohë ishte ndihmës i trajnerit të teutonëve, Joakim Lëv. “Një herë të vetme pata problem në kombëtare, – kujton mesfushori, – disa herë ai më zgjonte që të zbrisja (nga dhoma e hotelit) për të ngrënë mëngjesin, sepse unë nuk e kisha me qejf. Në atë kohë kjo nuk më pëlqeu aspak, por i mbylla sytë sepse ne kishim synim për të fituar Kupën e Botës”. Krosi mendon se Fliku meritonte trofeun e FIFA-s si Trajneri i Vitit dhe theksoi se edhe Jurgen Klopi u habit nga rezultati i votimit.
Sfidanti.al