O Silvinjo, do marrësh ndonjë “dhëndër” nga Derbi!

Një pyetje me zë të lartë, në distancë,  nga një tifoz në tribunën e “Air Albanias” për trajnerin e Kombëtares sonë kur po ndiqte Derbin : O Silvinjo, po tani që lista e Kombëtares u bë me 26 futbollistë, do të marrësh ndonjë “dhëndër” nga Derbi? Një buzëqeshje e brazilianit u konvertua si përgjigje  për tifozin pikant. Silvinjo  ishte në Derbi, bashkë me ndihmësin e tij Zabaleta, shoqëronin shefin e futbollit, presidentin Duka . Si për të dëshmuar  se  nuk humbasin asnjë  ndeshje pa parë nga Superliga…

Pyetja publike e tifozit për Silvinjon, ishte si një asist për të hapur një temë që trajneri ynë nuk e ka për zemër. Nuk dimë ndonjë trajner tjetër finalist të Europianit, por Silvinjo u shpreh kundër listës së shtuar me 26 futbollistë. Çfarë i prishte punë kjo shtesë?  Apo sa më pak aq më mirë, sepse shqiptarët kur janë me shumicë nuk drejtohen kollaj. Po Silvinjo kur ka qënë futbollist i ri, kur nuk luante në formacion me Brazilin, a nuk do të lakmonte  të shkonte në Botëror ,, qoftë edhe duke e parë nga tribuna…

Sfidanti.al