‘Çmendet’ Bayerni i Mynihut, gati 120 mln Euro për Verrattin e Sanchez

Bayerni i Mynihut çmendet pas Marco Verrattit dhe Alexis Sanchez. Sipas të përditshmes gjermane ‘Bild’, klubi bavarez nuk ka ndërmend të shtrëngojë dorën dhe është gati që të shpenzojë 120 milionë Euro për të siguruar kartonin e  futbollsitëve të Paris Saint Germain dhe Arsenalit. Verratti duket se nuk mjaftohet më me fitoren e kampionatit në Francë dhe suksesi në Ligën e Kampioneve është bërë objektivi kryesor i tij. Bayerni kërkon ta shfrytëzojë në favorin e tij këtë fakt duke qenë se cdo vit është një prej pretendentëve për të fituar këtë trofe të rëndësishëm,. Për më tepër, trajneri Carlo Ancelotti kërkon edhe një zëvendësues të Xabi Alonsos që do të tërhiqet në fund të sezonit dhe Verratti është futbollisti ideal. Ndërsa Alexis Sanchez pëlqehet shumë pasi ai mund të luajë si sulmues i parë për të qenë një alternativë e Lewandowskit, por edhe si sulmues krahu ku mund të zëvendësojë mjaft mirë Robben dhe Ribery.

sfidanti.al