Nga xhirafat tek luani, Patrik Evra pëlqen të ushqejë kafshët!

Nëse nuk do të ishte bërë futbollist, me siguri do të kishte zgjedhur një profesion që të kishte lidhje me botën e gjallë. Patrik Evra u kënaq edhe një herë tjetër në kohën e lirë duke ushqyer një banor të xhunglës. Vetë mbrojtësi francez, që tani luan për Marsejën, postoi në rrjetet sociale një video ku ai shfaqej duke ushqyer me biberon një luan të vogël. Më përpara, Evra kishte hedhur edhe foto apo video ku ai ushqente një xhirafë.

Futbollisti fare mirë mund të kishte punuar në ndonjë kopsh zoologjik, apo të kishte qenë pjesë e misioneve të njerëzve në ndihmë të kafshëve në xhunglat e Afrikës.

Sfidanti.al