Uein Runi s’permbahet: Dua të qëndroj te Mançesteri

Kapiteni i Junajtidit, Uein Runi, deklaroi, ditët e fundit, se nuk dëshiron që të largohet nga ky klub. Ka disa kohë që mediumet në Britani, pasi Murinjo nuk po e përdor shumë këtë lojtar legjendar të “djajve të kuq”, kanë nisur të spekulojnë se Runi, mbas përfundimit të këtij sezoni, do të largohet për në ndonjë klub tjetër anglez, Kinë ose SHBA. Por, vetë Ueini, me deklaratën që bëri, i hodhi poshtë, pak a shumë, këto spekulime, duke vënë në dukje:

“Sigurisht që dua të luaj në çdo ndeshje. Unë përpiqem që t’i shfrytëzoj të gjitha mundësitë që më jepen, kur jam në lojë, përpiqem që ta ndihmoj ekipin tim, me të cilin kam 13 vite që luaj dhe të cilin dua që ta ndihmoj edhe jashtë fushës”, theksoi Runi që ka ardhur te Mançesteri, si tinejxher, më 2004, pikërisht, nga Evertoni, me të cilin, sikurse thonë kohët e fundit, ai mund të bashkohet përsëri. Gjatë këtij sezoni, Runi ka luajtur në 34 ndeshje në të gjithë konkurrimet, ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë 10 asistenca për gol.

Sfidanti.al