Bundesliga na bën më të lumtur, por edhe me më shumë dëmtime!

Ritmi i lëndimeve është rritur ndjeshëm, por ndoshta nuk mund të ndodhte ndryshe. Bundesliga gjermane ka në rifillimin e saj 250 për qind më shumë dëmtime sesa në të njëjtat ndeshje të periudhës përpara ndërprerjes nga koronavirusi, një statistikë që sjell shqetësime. Dakord, po luhet futboll, sporti ka rinisur edhe pse pa tifozë, veçse kostoja është e lartë. Në të kundërt, fitimet janë ulur. P.sh., Dortmundi nuk do ta ketë sulmuesin kryesor, Haland, në ndeshjen në fushën e Paderbornit (ku nuk do të jetë as Klaus Gjasula i pezulluar pas 5 të verdhave). Ndërkaq, trajnerët sidomos duhet të bëjnë shumë kujdes me fjalët që thonë sepse duke mos pasur tifozë në stadiume, zëri i tyre dëgjohet shumë qartë, pra nuk duhet të ofendojnë, apo të lëshojnë shprehje raciste e të tjera si këto.

Sfidanti.al