MotoGP, Rossi mendon për të ardhmen: Tani tërheqja është më e lehtë…

Ndërsa drejtuesit e Botërorit të Motociklizmit janë të impenjuar në gjetjen e mënyrës për të filluar kampionatin e MotoGP, Valentino Rossi mendon për të ardhmen dhe këtë e bën duke folur për televizionin anglez BT duke përmendutr edhe impaktin që ka situata aktuale tek ai

‘Tani tërheqja nga garat do të ishte më e lehtë-tha 9 herë kampioni I botës në MotoGP-t’i lësh ato me pandeminë dhe pa tifozët e miqtë rreth e rrotull do të ishte më pak e dhimbshme’,

Është kjo një deklaratë që tingëllon cuditshëm kur e dëgjon që ta thotë Valentino Rossi, por që gjithsesi të bën të kuptosh vështirësitë që po has 41 vjecari teksa është i ndarë mes idesë së tërheqjes dhe asaj për të pranuar një sfidë të re në pistë.

‘Kur do të mbyll karrierën, për mua personalisht do të jetë një ditë e trishtuar-tha Rossi-nuk shoh asgjë të mirë, nuk do të pres asgjë pozitive. Pres të ndjej një trishtim të madh, një parandjenjë të keqe’.

Së fundmi u fol për një kalim të mundshëm të Rossit te Yamaha Petronas dhe Doktori bëri sqarimin e tij.

‘Do të shkoj te Petrons vetëm nëse do të di se do të jem kompetitiv-shtoi Rossi-nëse vazhdoj, do të jetë se do të jem konkurrues sepse  do të mund të kthehem të fitoj gara e të luftoj për një vend në podium’.

Sfidanti.al