Telenovela Icardi duket se është në episodet e fundit. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja franceze ‘L’Equipe’, Paris Saint Germaini është gati të bëjë lëvizjen përfundmitare dhe të blejë kartonin e sulmuesit të interit. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, klubet janë drejt arritjes së një akordi për transferimin e Icardit në Paris për vlerën e 60 milionë Eurove
Tashmë Wanda Nara e ka dhënë miratimin e saj për qëndrimin e argjentinasit të Paris Saint Germaini dhe në Francë nuk ka më dyshime. Shifra që pret të paguajë skuadra kampione e Francës është 60 milionë Euro; 55 milionë kuota fikse dhe 5 milionë Euro në formën e bonuseve.
Një shifër kjo që duke parë situatën aktuale mund të kënaqë zikaltrit të cilët mund ta përdorin për investime të reja për repartin e sulmit ku një prej emrave më të përmendur është ai i Timo Werner. Sipas asaj që publikohet te ‘Mirror’. Liverpool ka vendosur të tërhiqet nga gara për blerjen futbollistit të Leipzig që nuk pranon të shesë lojtarin për më pak se 50-60 milionë Euro.
Sfidanti.al