Arsenal, të “ndriti  fati” , ja oferta për Mustafin  që s’e duan tifozët

Mediume angleze dhe italiane vënë në dukje se Roma është e interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Arsenalit, Shkodran Mustafi. Në fakt, “ujkonja” romane ka nevojë për mbrojtës dhe duket se stoperi i Arsenalit është kapur nga “radari” i Romës që, sikurse thuhet, ka nisur një interesim konkret për futbollistin e lartpërmendur, për të cilin tanimë definitivisht nuk ka vend te klubi i “topçinjve” mbas ardhjes nga Çelsi të qendërmbrojtësit brazilian David Luiz.

Roma është gati ta marrë hua Mustafin me opsionin që ta blejë atë në fund të sezonit, ndërkohë që Arsenali, siç pretendohet, do të mjaftohej me 25-30 milionë euro për këtë futbollist.

Mustafi erdhi tek Arsenali më 2016 nga Valensia, pasi për të u paguan 14 milionë euro dhe sezonin e kaluar ai luajti në 40 ndeshje, duke shënuar tre gola. Sidoqoftë, tifozët e Arsenalit nuk janë të kënaqur me performancën e Mustafit 27-vjeçar, duke kërkuar largimin e tij.

Sfidanti.al