Cështja Nejmar dhe jo vetëm; cfarë kaosi te PSG; përcarje mes Tuhel e lojtarëve

Ndërsa e ardhmja e Nejmar është një rebus i vërtetë, te Paris Sën Zhermeni është rritur presioni mbi trajnerin Tomas Tuhel që sipas të përditshmes ‘Le Parisien’ e ka humbur kontrollin mbi skuadrën
-‘Ti e kuptove se si luajtëm?’
-‘Jo, por si zakonisht’.

Janë këto shkëmbime vbatutash mes 2 lojtarëve të Paris Sën Zhermenit që u thanë pas ndeshjes me Ren me kampionët që u mundën 2-1 dhe që u publikuan nga e përditshmja transalpine që tregon dyshimet e futbollistëve të PSG për zgjedhjet e bëra nga trajneri i tyre.

Në fakt asnjë prej tyre nuk e kuptoi se me cfarë sistemi luajti Paris Sën Zhermeni në atë ndeshje me 4-3-3 apo 3-5-2. Ai që ngatërroi disa prej mediave në leximin e skemës së Tuhel ishte pozicionimi i Markinjos mes mbrojtjes dhe mesit të fushës, por nëse vjeshtën e kaluar kjo ide funksionoi mjaft mirë, sot duket se ajo ka ngjallur konfuzion edhe te lojtarët, madje sipas ‘Le Parisien’, edhe Verrati ka shprehur frustrimin e tij për këtë lojë

Janë këto tensione që i shtohen pikërisht cështjes Nejmar. Braziliani është gati të bëjë gjithcka për t’u larguar dhe klani i tij sipas L’Equipe’ po tenton që të vëjë në jetë edhe skenarin Juventus, por ky i fundit gjithnjë e ka mohuar këtë mundësi. Reali i Madridit është aty gati të përfitojë edhe nga raportet e mira me drejtuesit e Paris Sën Zhermenit, ndërkohë që rruga drejt Barcelonës po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Paris Sën Zhermeni në të vërtetë dëshiron që të përfitojë menjëherë nga shitja e brazilianit për të bërë ndërhyrje në merkato, por te Barcelona mungon fondi i nevojshëm për të rikthyer Nejmar në Camp Nou.

sfidanti.al