Klubi me lojtarët më të kushtueshëm? Sipas Transfermarkt është Mancester Siti

As Real Madrid e as Barcelona, skuadra kampione e Evropës përsa i përket vlerës së futbollistëve që ka në përbërje është pikërisht Mancester Siti. Kjo është ajo që publikon portali i specializuar në përcaktimin e vlerës së kartonëve të futbollistëve, Transfermarkt dhe e gjithë kjo ndodh kur kanë mbetur 12 ditë nga fundi i merkatos së transferimeve të kësaj vere.

Në këtë pikë kampionët e Anglisë janë në vendin e parë me një vlerë totale të lojtarëve të tij prej 1.27 miliardë Euro duke lënë në vendin e dytë Realin e Madridit që këtë verë siguroi ndër të tjerët edhe shërbimin e Eden Hazard. Për Transfermarkt. vlera e lojtarëve të Los Blancos është 1.18 miliardë Euro. Podiumin në këtë aspekt e plotëson një tjetër skuadër e La Ligës, Barcelona me një vlerë të përgjithshme prej 1.17 miliardë Euro, një shifër kjo që është ulur pas largimit të Kutinjos te Bajerni i Mynihut.

Klasifikimi i klubeve me lojtarët më të vlefshëm në merkato vijon me Liverpulin në vendin e katërt me The Reds që mbyll grupin e skuadrave qe e kalojnë kufirin e 1 miliard Eurove përsa u përket vlerës së kartonave të lojtarëve. Dhjetëshen e klubeve më të vlefshëm e plotësojnë Totenhemi me 987.5 milionë, PSG me 984 milionë, bajerni me 886.2 milionë, Juventus me 869 milionë, Celsi 837 milionë dhe Atletiko Madrid me 829.4 milionë Euro.

sfidanti.al