Arbitri e ndëshkon Ramos me karton të verdhë, por më pas…I kërkon falje

Mes detyrave të një arbitri është edhe ajo e monitotrimit të futbollistëve në momentin e festimit pas shënimit të një goli për të parë nëse sillen në mënyrë të rregullt në atë moment, në rast se kjo nuk ndodh lojtari dënohet me karton të verdhë.

Kjo është ajo që I ndodhi Serhio Ramos në ndeshjen mes Spanjës dhe Rumanisë për kualifikueset e Euro 2020. Por në fund, arbitri I kërkoi ndjesë…

Në sfidën e së enjtes, kapiteni I ‘La Rojas’ shënoi golin e parë të skuadrës së tij me 11 metërsh dhe bëri një gjest që I dha atij akartonin e verdhë, por sipas asaj që publikohet te e përditshmja AS, në fund ishte arbitri Ajtekin që I kërkoi falje futbollistit spanjoll që nuk kishte aspak për qëllim të provokonte apo zemëronte njeri.

Gjesti I bërë nga Serhio Ramos pas shënimit të golit ishte ai  I syzeve që në sytë e arbitrit ishte një provokim për publikun dhe tifozerinë vendase me Ajtekin që zbatoi rregulloren. Por Ramos protestoi dhe gjatë ndeshjes e pati të pamundur t’I shpjegonte arbitrit natyrën e këtij gjesti.

Por në pushimin e ndeshjes, spanjolli përfitoi nga rasti për t’I treguar Ajtekinit arsyet e këtij festimi të vecantë, por që tregon zemrën e madhe të Ramos.

‘Gjatë pushimit të ndeshjes I thashë Ajtekinit se e bëra gjestin e syzeve për nipin tim që ka nevojë për syze ashtu si unë-tha Ramos-e bëra për t’I dhënë forcë, për t’I dedikuar golin tim, por këtë arbitri nuk e dinte dhe më ndëshkoi me karton të verdhë’.

Por gjithcka shkon mirë kur përfundon po kaq mirë. Sipas asaj që tregon AS, arbitri gjerman u pendua dhe I kerkoi falje lojtarit për ndëshkimin me kartonin e verdhë. Gjithsesi, kjo nuk ndryshon asgjë në aspektin e rregulliores, kartoni I verdhë I Ramos qëndron, por të paktën lojtari është I ndërgjegjshëm se se mori kartonin e verdhë për një motiv shumë të vlefshëm.

sfidanti.al