Italia arriti të marrë fitoren ndaj Armenisë për kualifikueset e Euro 2020 pas një ndeshjeje që rezultoi më e vështirë nga sa u mendua. Rezultati përfundimtar I saj 3-1 ishte fryt edhe I superioritetit numerik të krijuar në fushën e lojës pas kartonit të kuq të marrë nga sulmuesi Aleksandër Karapetjan që kishte shënuar edhe golin e avantazhit të skuadrës së tij
Ndëshkimi me karton të kuq I Karapetjan u kritikua shumë sidomos pasi u pa edhe përsëritja e pamjeve filmike të episodit. Arbitri pa një gjuajtje me brryl ose thjesht një zgjatje të krahut të armenit në fytyrën e Bonucit që bëri teatrin e tij duke qëndruar në tokë për disa sekonda sikur kishte marrë një goditje të fortë.
Ishte pikërisht kjo sjellje e qendërmbrojtësit Italian që e tërboi Karapetjan që nuk u kursye aspak në kritikat e tij ndaj Bonucit në Instagram. ‘Kam shumë respekt për sukseset e arritur nga Bonuci në karrierë, por kjo ishte e turpshme-shkruante Karapetjan në postimin e tij ku ishte edhe imazhi kur të dy lojtarët po kërkonin të merrnin topin, ,me armenin që nuk kishte aspak si qëllim goditjen e kundërshtarit në fytyrë.
Sfidanti.al