Angelovski thërret Arian Ademin në përfaqësuesen e Maqedonisë

Trajneri i përfaqësueses maqedonase, Igor Angelovski, ka thirrur 23 lojtarë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të ekipit të tij në kuadrin e Kupës së Botës Rusi 2018. Lajmi më i rëndësishëm është se Angelovski ktheu në ekipin kombëtar futbollistin e Dinamos së Zagrebit, Arian Ademin, që sapo ka përfundur pezullimin e tij dyvjeçar nga UEFA për përdorim të substancave të ndaluara.

“Jam shumë i kënaqur që një futbollist i tillë, që më 7 tetor, do të ketë të drejtën që të luajë me përfaqësuesen tonë dhe ne do të bëjmë gjithçka, bashkë me Dinamon e Zagrebit, që ta kthejmë atë në formën konkurruese”, vuri në dukje trajneri i Maqedonisë, Angelovski, futbollistët e të cilit do të grumbullohen, më 2 tetor, për ndeshjet e ardhshme me Italinë, më 6 tetor, dhe, tri ditë më vonë, me Lihtenshtainin.