Nga Parisi po vijnë gati çdo ditë lajme dhe ato nuk janë aspak pozitive lidhur me gjendjen në PSZH, ku, kohët e fundit, ka shkuar Nejmari që u ble për 222 milionë euro. “L’Ekip” shkruan se problemet e para janë shfaqur para një muaji dhe, tani, pothujase i gjithë ekipi është bërë kundër futbollistit brazilian. Fillimisht, problemet lindën, për shkak të kërcënimit të UEFA-s se PSZH-ja, në asnjë mënyrë, nuk duhet të shkelë rregullin financiar play-off.
Në këto kushte, sikurse pretendohet, kryesia e klubit francez ka vendosur në listën e transferimeve plot tetë lojtarë, midis tyre, madje, edhe kapitenin e ekipit, Tiago Silva, krahas të cilit, në këtë listë, ndodhen edhe Draksleri, Moura, Ben Arfa, Pastore, Di Maria, Matuidi dhe Serzh Orie. Dy të fundit, tanimë, janë larguar nga klubi.
Kështu, duket qartë se çdo lojtar në këtë klub parisien e ka kuptuar se ai mund të bjerë viktimë e pagës astronomike të Nejmarit dhe, sikurse shkruan “L’ekip” i vetmi që e mbështet fort Nejmarin, është bashkatdhetari dhe miku i tij që nga Barcelona, Dani Alvesh.
Sfidanti.al