Mund të thuhet se ishte penalltia që çmendi të gjithë, sepse askush nuk mbeti pa vënë duart në kokë! Në muzeun e “penalltive budallaqe”, ajo që lindi nga hiçmosgjëja në Ballsh, gjatë ndeshjes Bylis-Vllaznia, do të zërë një vend “nderi ” në vitrinën e shpikjeve me bilbil. Kjo dhe për efektin e dyfishtë dhe patologjik,
Haleluja tek Tirana-Teuta: humbësi shfaqet më i bukur se fituesi!
As nuk vihet në dyshim se futbolli ynë ka tjetër gravitet dhe Tirana e këtij sezoni po vërteton se “rruga e mëndafshit”, ajo që të çon drej titullit, nuk ngjason me atë që kanë ndjekur brezat kampionë tek bardheblutë. Shpirti i Tiranës gjeti paqen vetëm pasi largoi një dyzinë me trajnerë dhe shpikja e saj
Futbolli i sotëm, cilësi që matet me yje hotelesh dhe pazar në merkato
Eshtë e çuditshme, se si koha ndonjëherë funksionon si erozion për të të gërryer shijet dhe më pas kupton që një vend tradicional ka pranuar të jetojë me absurdin, madje duke i bërë tifozllëk. Pas ndërprerjes së kampionatit, jehona e shtypit për rindërtimin e skuadrave në fazën përgatitore u bë dehëse, megjithëse ishte thjesht një
Në kohën e viruseve, Partizani nuk ka frikë nga ..”sëmundja e humbjeve”
Shyqyr zotit që Partizani u çua nga gjumi në pjesën e dytë në Lezhë, sa për të mbyllur portën, sepse humbja mund të kishtë qënë edhe më bujëmadhe. 3 gola në Lezhë , në një ndeshje pa sens për kampionët, në të vërtetë s’ janë fundi i botës, por, askush nuk e mendonte se “demat”
Mblidhen urgjent “masonët” e arbitrimit, edhe pse mungon” prindi i madh”
Ishte e sigurtë që momenti po afronte, por vetëm dita nuk dihej se kur do të ndodhte. Sa herë që “nxënësit” e kësaj klase tërbohen, nuk pyesin as për “prindërit”, atëherë, sipas zakonit, vjen dita e ..dajakut! Arbitrat e Superligës janë thirrur urgjent në një takim me “prindërit” , për fatin e bardhë të tyre,
Doni të zbuloni ekipin kampion ? Vini bast, fiton..ekipi i arbitrave!
Me gjuhën e basteve, për të cilën po luajmë pjesën sikur është një gjuhë e vdekur në lojën tonë, kjo java e parë e 2020-tës në Superligë, mund të pagëzohet si një 2-sh i madh dhe i pabesë. Një blof.. nga ata që të lënë jo vetëm me gojë hapur, por edhe me këmbë hapur.
Bylisi në filmin e Superligës, e rrahin dhe nuk e lënë të qajë..!
Ka parë me sy qametin dhe, prapëseprapë, ka mbyllur gojën! Ky është fati i Bylisit , i cili po guxon shumë në fushë , përtej limitit të parashikuar, por s’guxon dot të flasë kur i veshin petkun e viktimës. Siçndodhi në ndeshjen e “Selman Stërmasit” ku ata janë mundur në fundit e fundit të ndeshjes,
Superliga sapo çohet nga gjumi i dimrit, arbitrat dhurojnë spektakël..njerëzor!
Siç thonë për ekipet që dalin në lojën e tyre nga fundi i shkurtit ose nga mesi i marsit,edhe arbitrat kanë “muajin e mjaltit” për të dalë në lojën e tyre, që më shumë është lojë e të tjerëve. Dhe ky janar, qysh në javën e parë të rifillimit të kampionatit, i vuri flakën atyre
Si me porosi, Skënderbeu e heq maskën për të vrarë ..demin!
Sa herë që flitet me superlativa për rikthimin e një trajneri, na bëhet sikur tersi ka dëgjuar pas porte fjalët me shumë sheqer dhe ka vendosur ..ndëshkimin! Pak ditë më parë, presidenti Demi , në një intervistë , kishte thënë se rikthimi i Sormanit tek Partizani ishte si një “pendesë zemre”, më shumë se një
Ironi shqiptare… Duka leksione ekonomie, futbolli në kolaps dhe me shkallë të boshatisura
Shefi legjendar i futbollit shqiptar ka shumë mundësi që tashmë të ketë humbur besimin edhe tek njerëzit që i kanë shërbyer me aq devotshmëri për vite të të tëra, madje edhe që janë kujdesur për t’i shtuar rradhët e tyre me rekrutë të rinj. Kështu nuk është mjaftuar me parrullat e tipit, “ky është kampionati