Ishte e sigurtë që momenti po afronte, por vetëm dita nuk dihej se kur do të ndodhte. Sa herë që “nxënësit” e kësaj klase tërbohen, nuk pyesin as për “prindërit”, atëherë, sipas zakonit, vjen dita e ..dajakut! Arbitrat e Superligës janë thirrur urgjent në një takim me “prindërit” , për fatin e bardhë të tyre, pa prindin e madh, presidentin Duka, të cillin e kanë frikë shumë kur i flakëron më fjalorin e tij. Shefi poshtë shefit, Shulku dhe i “përjetshmi” i urtë, Kastrati , u kanë zbuluar arbitrave zemërimin e “perëndive” në FSHF. Ç‘janë këto hata që po ndodhin me fillimin e 2020-tës ? Mos jeni “ prekur” gjë nga koronavirusi kinez? Në ato momente lindi pyetja: U balsamosën ata që kishin bërë gafa spektakolare apo u ndëshkuan vetëm ata që dolën jashtë kontrollit të telekomandës.. Sido që të jetë, një gjë kemi mësuar nga takimet me “prindër “ të arbitrave.. gabimet do të vazhdojnë, mund të ketë edhe javë ku lajthitja të shfaqet ..Superiore, por thelbi është që gabimet do të kategorizohen njerëzore vetëm nëse janë pjesë e skemës së parafabrikuar nga mjeshtrat..
Edhe pse thuhej se do të dilnin në tabelën e zezë ata që kishin bërë gafat më të spikatura, ajo që ndodhi tregon se, ka shenja drite edhe në në tunelin e errët të këtyre javëve. Goli që pësoi Partizani, ai që u quajt “fantazëm” apo “gjysma-goli”, për të cilin gishti fajtor shkonte tek arbitri i linjës, është nderuar si “Grali i javës”. Le të thonë ekranet dhe gazetat se ishte blasfemi, për familjen tone do të mbetet një vendim që vlen për ..gjithë brezat! U pwrcollwn edhe fjalwt e shefit tw madh, ku arbitrat u ngjallën, u çuan në këmbë me duartrokitje : “Ne nuk kemi teknologji, por kemi njerëz që vlejnë edhe më shumë se teknologjia…”
Sfidanti.al