Inter, dëgjoje Solskjaerin: Sanchez do të kthehet te Manchester United gjatë verës

Pikërisht në ditët kur skualifikimi I Lautaro Martinez I hap vendin e titullarit, Alexis Sanchez mëson se aventurës së tij te Interi po I vjen fundit. I transferuar te zikaltrit nga Manchester United në formë huazimi, kiliani sezonin e ardhshëm fitoi një shans të dytë nga Djajtë e Kuq. Ishte Ole Gunnar Solskjaer që bëri të ditur kthimin e Sanchez në Old Trafford

‘Verën që vjen, Sanchez do të kthehet te Manchester United dhe do t’u tregojë të gjithëve se janë gabuar për të-tha Solskjaer që me këtë deklaratë duket se ka konfirmuar zërat që kishin fuilluar të qarkullonon në mediat britanike për rikthimin e kilianit te Manchester United

Kjo do të thotë se Sanchez do të jetë pjesë e Interit deri në fund të muajit maj, një aventurë kjo e Milanos të cilin ai nuk mundi dot ta shijiojë për shkak edhe të një dëmtimi të gjatë në kavilje. Skualifikimi I Martinez I jep një shans të artë; e ardhmja është e shkruar tashmë, por e tashmja me Interin është ende për t’u shkruar

Sfidanti.al