“Ja ku po lind dielli i Austerlicit”, tha Napoleoni përpara Betejës së Borodinos, pranë Moskës. Natyrisht, sot flasim për futboll jo për luftë, por tifozët e Milanit janë të lumtur dhe po thërrasin “ja ku po lind dielli i suksesit”. Mjaftoi mbërritja e Zllatan Ibrahimoviçit, dhe e ndonjë përforcimi tjetër (si Kjeri), që kuqezinjtë të lenë pas gendjen e vështirë dhe të shikojnë për lart. Pas disa fitoreve në Serinë A, ja ku erdhi kualifikimi për në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Ndaj Torinos në “San Siro” fillimisht u mendua e lehtë, pastaj u vunë duart në kokë, dhe në fund u shfaqën Çalhanoglu dhe Ibrahimoviç. Çerekfinalja u fitua 4-2 me përmbysje, me gol të Bonaventurës, pastaj dy herë për Torinon realizoi Bremer. Nuk kishte marrë fund, edhe pse rreziku ishte i madh. Çalhanoglu barazoi në minutën e 91-të, pastaj shënoi në shtesë dhe në fund ishte Zllatan Ibrahimoviç që vulosi për 4-2. Nëse Championsi është larg, një fitore e Kupës së Italisë dhe kalim në Europë nuk do të ishin për t’u hedhur poshtë.
Sfidanti.al