Këto kohë po e humbet tërheqjen magjike që kishte dikur, ndonëse mbetet klubi ndoshta më popullor në botë. Mançester Junajtidi e pati shumë të vështirë të bindte Sportingun e Lisbonës për Bruno Fernandezin, pasi portugezët nuk donin të lëviznin nga shifra e tyre “e zemrës”, rreth 80 milionë euro. “Djajtë e kuq” fillimisht ofruan “vetëm” 56-57 milionë euro, diçka që u hodh poshtë në Portugali, ndërsa më pas u njoftua se në garë kishte hyrë edhe Barcelona.
Duket se Ed Uduordi dhe Solskjeri nuk deshën ta humbisnin këtë mundësi, dhe akordi mund të jetë gjetur me disa klauzola, që do ta çojnë shifrën rreth 75-80 milionë euro, por që do të paguhet me pjesë. Kapiteni i Sportingut është një nga yjet e Portugalisë, pra shumë i vlerësuar dhe Solskjer e sheh si tepër të përshtatshëm për skemat e tij.
Sfidanti.al