Ka parë me sy qametin dhe, prapëseprapë, ka mbyllur gojën! Ky është fati i Bylisit , i cili po guxon shumë në fushë , përtej limitit të parashikuar, por s’guxon dot të flasë kur i veshin petkun e viktimës. Siçndodhi në ndeshjen e “Selman Stërmasit” ku ata janë mundur në fundit e fundit të ndeshjes, në një shtesë përmbi shtesë, madje në një aksion ku nuk është dora e zotit, por “dora e djallit” që ndihmon sulmuesin Ngo për të shënuar. Bylisi është gati të thërrasë për një ndeshje që nuk e humbi në fushë me armë të barabarta, por ka frikë të ngrejë zërin si dikur, kur kishte më shumë kurajë, edhe pse ishte një tabelë e preferuar për qitje nga FSHF.
Paska thënë zoti Kapllanaj, presidenti i ekipit të Bylisit, se për ato magjirat që ndryshuan fatin e ndeshjes kët herë më Tiranën, do të ankohet lart në rrugë institucionale. Ka shumë njerëz të futbollit që e pradorin akoma metaforën komike si “ Estrada e Ballshit”, për të ironizuar faktin se në Ballsh nuk ka patur një të tillë. Por, kjo fraza e presidentit, duket se e përgënjeshtron fabulën e hershme. Presidenti i Bylisit do të ankohet në rrugë Institucionale, pra lart në zyrat e FSHF-së. Atje ku konvertohen në vlerë lotët dhe gëzimet e presidentëve të klube. Nga sipër deri poshtë, madje po ka sukses edhe tek futbolli i fëmijëve. Dikur Bylisi me gjuhën e presidentit flakëronte nga akuzat për dhunën e këtij intitucioni, në kohën e pandryshuar nga veset, ka frikë të thotë atë që ndjen..ndaj ka future peshqirin mes dhëmbëve për të mos i dalë zëri i rebelimit…
Sfidanti.al