Dakar 2020, përsëri lot, Edwin Straver nuk mbijetoi dot

Përsëri shfaqen lotët në Rally Dakar 2020. Pas ndarjes nga jeta pas një aksidenti të pilotit më të famshëm në botë për garat e dunave,Paulo Gonçalves, një tjetër pjesëmarrës I këtij kompeticioni ndërroi jetë. Bëhet fjalë për Edwin Straver që nuk I mbijetoi dot aksidentit të pësuar gjatë zhvillimit të evenimentit.

Piloti 48 vjecar holandez u aksidentua rëndë gjatë itinerarit Shubaytah-Haradh në 16 janar pasi u rrëzua nga motori I tij KTM 450 EXC duke pësuar dëmtime të rënda. I ndihmuar  menjëherë në pistë, piloti kishte pësuar frakturë në një nga vertebrat cervikale dhe kishte pësuar edhe atak kardiak. Më pas ai u transportua në një spital në Holandë ku edhe ndërroi jetë.

Edwin Straver ishte në pjesëmarrjen e tij të tretë në Rally Dakar. Vitin e kaluar ai u rendit në vendin e 30 në renditjen e përgjithshme duke fituar në kategorinë Original ku ishte regjistruar edhe  në edicionin e këtij viti

Sfidanti.al