Kontrasti është i plotë në Angli mes Çelsit, Liverpulit, Mançester Sitit me Mançester Junajtidin. “Djajtë e kuq”, me në krye superyllin Kristiano Ronaldo, humbën 2-4 në fushën e Leisterit, ndërsa rivalët fituan. CR7 ishte titullar, siç ia kërkoi me ultimatum trajnerit Solskjer, por nuk shënoi dot, dhe “djajtë e kuq” kanë mbetur disi prapa kreut.

