Portugezi i madh tashmë ka lënë prapa trajnerin e tij të tanishëm, për sa i përket shënimit të rrjetave me “djajtë e kuq”. Kristiano Ronaldo ka në total 127 gola për Mançester Junajtidin në të gjitha konkurrimet (303 ndeshje), ndërsa Ole Gunar Solskjer ishte ndalur në 126 në 366 ndeshje. Gjithsesi, përtej këtij parakalimi, më shumë rëndësi ka paraqitja e ekipit anglez që ishte sërish pranë një humbjeje. U desh klasi i CR7-ës që të merrej pika në Champions në fushën e Atalantës, dhe po të mos kishte qenë goli i dytë krejtësisht me meritë personale, tani kritikat do të ishin të shumta për Solskjerin dhe Junajtidi do të ishte në prag të barazimit. Statistikat janë që “djajtë e kuq” mbrojnë keq, duke pësuar gol në 8 ndeshje radhazi në Champions, e duke qenë të parët në humbje në 9 nga 14 ndeshje në këtë konkurrim. “Junajtidi mund të krijojë raste dhe të shënojë, – thotë Pol Skouls, – por, në mbrojtje ka probleme. Mendoj se do ta ketë të vështirë ndaj Sitit të shtunën, sidomos pa Varanin e dëmtuar”.
Sfidanti.al