Me shumë gjasë do ta arrijë, dhe do ta bëjë shpejt një gjë të tillë. Robert Levandovski realizoi edhe 3 gola të tjerë në Ligën e Kampionëve (ndonëse humbi penallti), dhe përforcoi pozitat në vendin e tretë të shënuesve më të mirë të të gjitha kohëve. Sulmuesi polak i Bajernit ishte i papërballueshëm ndaj Benfikës në fitoren 5-2 dhe tani ka 81 rrjeta në fiks 100 ndeshje. Mesatarja e tij e golave është 0.81 gola për ndeshje, baraz me atë të Lionel Mesit, që është më e mira ndër lojtarët e epokës sonë, dhe që mbetet prapa vetëm të tillëve si Di Stefano, Gerd Myler apo Pushkash. Levandovski, me 81 gola, është më lart sesa Karim Benzema që ka 73 deri tani në 133 ndeshje. Në krye janë “alienët” Kristiano Ronaldo me 139 gola (por, me mesatare më të ulët sesa Levandovski) dhe Lionel Mesi me 123.
Sfidanti.al