Xhoshua mund Kliçkon, është kampioni i botës në peshat e rënda

U deshën 11 raunde, por përfundimisht rinia fitoi mbi përvojën. Është Entoni Xhoshua kampioni i ri i botës në peshat e rënda, pas suksesit ndaj legjendës ukrainase, Vladimir Kliçko. Anglezi 27-vjeçar shfrytëzoi energjinë e tij më të madhe përballë moshës 41-vjeçare të kundërshtarit më të shquar, për të fituar me nokdaun. Gjyqtari e mbylli ndeshjen edhe pse Kliçko u ngrit të dyja herët në këmbë, por sërish u sulmua tek litarët dhe arbitri amerikan Dejvid Filds lajmëroi përfundimin e duelit.

Për dhjetë raunde me radhë, përballja ishte thuajse në barazim, me Xhoshuan që e nisi më mirë, por me Kliçkon që dalë nga dalë nisi të shënonte më shumë pikë. Në raundin e 11-të, ndërsa Xhoshua ishte tek trajneri duke tundur kokën i dëshpëruar, nisi kthesa. Një e djathtë nga poshtë solli nokdaunin e parë, ndërsa një breshëri grushtash shkaktoi të dytin.

Xhoshua mbeti i pathyer me 19 fitore në karrierë, ndërsa ka brezat e IBF-së dhe ËBA-së. “Unë nuk jam perfekt, por unë përpiqem që të jem”, – ishin fjalët e kampionit pas suksesit, ndërsa u përqafua me rivalin, duke deklaruar se Vlad Kliçko është një legjendë e boksit.

Besohet se ukrainasi mund t’i japë fund karrierës pas 69 ndeshjeve, ndër të cilat 64 të fituara. Një karrierë si pak të tjerë, ku ai pati 23 mbrojtje të titullit botëror, duke qenë i dyti në histori pas Xho Ljuisit me 25, dhe duke lënë pas gjigandë si Lerri Holms (20) dhe Muhamed Ali (19).

Sfidanti.al

xhoshua klicko ndeshja3xhoshua klicko ndeshja4