Çfarë po të ndodh Andi Marrej? Rolan Garosi do jetë i vështirë!

Ai mbetet numri 1 i botës në tenis, dhe padyshim edhe krenaria e kombit të tij skocez. Andi Marrej, gjithsesi, nuk do të donte në asnjë mënyrë që viti 2017 të ecte kështu. Jo fitues në Australian Open, dhe me një rradhë disfatash, ai nuk duket aspak ai kampioni i pandalshëm i vitit të kaluar. Humbja e fundit i ndodhi në Barcelonë ku mbërriti jo keq, deri në gjysmëfinale, por pastaj u mposht nga një kundërshtar jo ndër më të frikshmit. Nuk e theu Gjokoviçi, Federeri apo Nadali, as Vavrinka, por Dominim Tim (Thiem), numri 9 i botës. Austriakut iu deshën pak më shumë se dy orë për të fituar në tre sete (6-2, 3-6, 6-4).

Marrej shkoi në Barcelonë për të fituar formën e duhur për në Rolan Garos, veçse nuk pritet ta ketë të lehtë në Grand Slemin e dytë të vitit, me fushën e tij të veçantë me dhe të ngjeshur. Në Barcelonë, ndërkaq, po shkëlqen njeriu i shtëpisë, Rafael Nadal. Spanjolli, që ka fituar 9 tituj aty, do të synojë të 10-in në finale, pasi mposhti argjentinasin Zebajos.

Sfidanti.al