Volejboll atomik, shperthyes dhe  Rusia kampione e Europes

Përfaqësuesja e Rusisë arriti që të fitojë medaljen e artë, pra vendin e parë, në kampionatin evropian që u zhvillua në Poloni, duke mundur në finale, në një ndeshje me të vërtetë elektriuzuese dhe mjaft atraktive, me rezultatin 3-2 ekipin përfaqësues të Gjermanisë. Në fakt, Rusia konsiderohej favorite kryesore, por, sidoqoftë, te Gjermania ajo gjeti një rivale të denjë e të shkëlqyer që nuk u dorëzua deri në fund. Me të vërtetë, u luajt një volejboll atomik, shpërthyes, dhe në fund Rusia, pas barazimit 2-2 me sete, fitoi setin e pestë 15-13.

Kështu, Rusia shpallet kampione e Evropës për të 14-tën herë, më shumë sesa çdo ekip tjetër.

Sfidanti.al