Liga Spanjolle bën kërkesën: UEFA të hetojë edhe Manchester City

Fair Play financiar ka qenë një temë diskutimi në javët e fundit sidomos në Ligën spanjolle. UEFA ka nisur hetimet për PSG për respektimin e këtij rregulli por kjo histori nukpërfundon këtu. Drejtuesit e kampionatit iberik kanë kërkuar që qeveria e futbollit evropian të kërkojë sqarime edhe në lidhje melëvizjet në merkato të Manchester city. ‘PSG e Manchesater City po përfitojnë nga ndihmat shtetërore duke kërcënuar industrinë e futbollit-lexohet në një komunikatë të presidentit të La Ligës, Javier Tebas.

PSG është në pronësi të Qatar Sports Investment Fund që nga viti 2011, ndërsa Manchester City është blerë nga grupi Abu Dhabi United në 2008. ‘UEFA duhet të shtojë kontrollet dhe të forcojë bndëshkimet për Fair Play financiar-vijon tebas në komunikatën e tij-dhe kjo të bëhet në mënyrë që të mos ketë diskriminime mes klubeve të ndryshme’. Ndërkaq, ka ardhur reagimi i UEFA e cila ngriu përfundimisht shpresat e Ligës spanjolle. ‘Nuk ekziston asnjë hetim mbi Manchester City përsa I përket Fair Play Financiar. Cdo lajm i publikuar në lidhje me këtë histori është e pabazë-theksohet në komunikatën e UEFA.

Sfidanti.al