Vengeri është 69 vjeç, por ofertat e majme nuk mbarojnë

Trajneri legjendar francez, Arsen Venger, është ende “i papunë”, qëkur ai u largua mbas 22 vitesh nga Arsenali i Londrës.Deri tani, ky strateg 69-vjeçar futbolli ka refuzuar shumë oferta, por tani, sikurse shkruan “Frans Futbolli”, ai ka marrë një ofertë shumë interesante. Atij i ka ardhur një ofertë nga Katari që ai të drejtojë ekipin përfaqësues të tij.

Katari zgjodhi këtë trajner francez, për të cilin pak kohë më parë thuhej se do të bëhej trajner i PSZH-së, por thuhet se Vengeri nuk pranoi ofertën e klubit francez, pasi ajo erdhi shumë shpejt mbas largimit të tij nga Arsenali.

Nuk thuhet asgjë konkrete lidhur me shumën e propozuar nga Katari, por është e sigurt se ajo duhet të jetë shumë, shumë e madhe, kështu që ka shumë mundësi që Vengeri ta pranojë atë.

Sfidanti.al