Ferrari i jep një goditje Mercedesit 2 muaj përpara fillimit të Botërorit të Formula 1. Skuderia nga Maranello arriti të marrë në radhët e saj Paskal VVehrlajn që do të punojë me zhvillimin e makinës së Ferrarit tek simulatori. Piloti gjerman, që kishte kontratë me skuadrën kampione të botës deri në datën 31 dhjetor, do të zëvendësojë Antonio Xhovinacin që është pjesë e Alfa Romeo Sauber dhe Danil Kvijat.
Vehrlajn që sezonin e fundit mori pjesë në kampionatin DTM, e pret një periudhë shumë impenjative me Kokëkuqen italiane, ndërkohë që ai dio të jetë edhe në pistë, pasi do të marrë pjesë në Botërorin e Formula E me skuadrën Mahindra.
sfidanti.al