Tifozët vazhdojnë të merrem me Juventusin, siç merret populli kur një emër i madh bie përtokë dhe kanë rast ta tallin. Në rrjetet sociale ka nga të gjitha shpikjet dhe krijimet duke vendosur në gojën e Andrea Pirlos apo të Andrea Anjelit fjalë që i mendojnë krijuesit dhe qeshin me gjetjet e veta. Një atmosferë me shumë zhurmë dhe të qeshura pas humbjes së kampionëvë në fushën e Atalantës. Një tifoz e bën Pirlon që të flasë kështu: “Në fund të fundit nuk na duhet kualifikimi për në Champions, sepse do të krijohet Superliga e Europës, pra nuk do të ketë më Champions”. Një tjetër krijon këtë përgjigje për gazetarët: “Si m’u duk Juventusi sot? Jo shumë mirë, por jo edhe aq keq. Pak a shumë Malinovski!”. “Çfarë ndodh këtë vit, – shkruan një tjetër, – Juventusi humb titullin, del jashtë Championsit, rrezikon vendin e katërt … Anjeli krijon Superligën!”
Sfidanti.al