UEFA bën lëmsh Championsin, formati i ri është një kaos!

“Qeveria” europiane e futbollit nuk duket se i ka “bathët” mirë për Ligën e re të Kampionëve. Një format i ndryshëm po propozohet me fillim në 2024 kur të përfundojnë kontratat e të drejtave televizive, por nga ajo që është sqaruar, nuk duket se po “qulloset” ndonjë gjë. Presidenti Çeferin deklaroi se nuk do të ketë fazë grupesh dhe se numri i skuadrave do të rritet në 36. Pra një tip kampionati, por ku çdo ekip do të luajë minimalisht 10 ndeshje (po maksimalisht?). Që do të thotë se ekipet nuk do të luajnë si në kampionat, pasi një kampionat me 36 skuadra prodhon 70 ndeshje. Ndeshjet nuk do të jenë vajtje-ardhje, do të ketë 5 ndeshje brenda fushe dhe 5 jashtë fushe. Tetë ekipet e parë kualifikohen në turin e dytë, ndërsa 24 ekipet e tjerë do të luajnë në plej of për të nxjerrë 8 ekipet e tjerë për në 16 më të mirat. Lëmshi është i madh, por gjithsesi kemi kohë deri në 2024 për të qenë më të qartë.

Sfidanti.al