Van Dajku e teproi me shakanë për Ronaldon, sa shumë u prek e motra!

Padyshim nuk kishte ndërmend ta ofendonte, por shakatë ndonjëherë varet sesi merren. Virgil Van Dajku u pyet për mungesën e Kristiano Ronaldos në ceremoninë e Topit të Artë, dhe mbrojtësi holandez u përgjigj në formë humoristike. “Të habitem? Përse? Mos vallë ai ishte kandidat?”, – tha lojtari i Liverpulit. Kjo shaka e zemëroi keqazi motrën e Kristianos, Katia Aveiron, e cila nuk ngurroi t’i jepte një përgjigje “të zjarrtë” qendërmbrojtësit.

“Mendoj se në këtë botë ka njerëz që jetojnë me komplekse, – shkruajti ajo në rrjetet sociale, – që nuk e kanë sensin e realizmit. Çfarë thjeshtësie. i dashur Virgil, Kristiano Ronaldo ka qenë një mijë herë aty ku po shkon ti. Ai doli 3 herë kampion në vendin ku ti po luan, ndërsa ti nuk e ke fituar ende trofeun, ai ishte lojtari më i mirë dhe shënuesi më i mirë, dhe ishte më i ri se ty. U bë më i madhi tek Reali, të mundi në finalen e Championsit, dhe po ashtu në finalen e Ligës së Kombeve. Edhe tani, në momentin jo më të mirë të karrierës, ai ka fituar më shumë se ty. E mrekullueshme, apo jo?”

Sfidanti.al