Valverde godet me grusht Baenën e Vijarrealit, thotë se u ofendua në familje

Duhet të ketë pasur diçka mes tyre, ndonëse vështirë të vërtetohet. Ajo që ndodhi në përfundim të ndeshjes Real Madrid-Vijarreal, ishte e rëndë dhe Fede Valverde goditi me grusht lojtarin mik, Baena, në parkimin e stadiumit “Santiago Bernabeu”. Njerëz pranë uruguajanit thanë se ky ishte reagimi pasi Baena i kishte ofenduar familjen, konkretisht fëmijën që ende nuk ka lindur. Vetë futbollisti mik e mohon.

Sfidanti.al