Skënderbeu hedh hapin e parë drejt finales, Orlando Koja në gjurmët e “Xhelës” së madh!

Shifrat janë bindëse dhe optimizmi është i madh. Skënderbeu hodhi hapin e parë drejt mbrojtjes së titullit kampion në volejboll për femra, ndërsa triumfoi 3-0 ndaj Tiranës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plej ofit. Ekipi që ka fituar Kupën e Shqipërisë, Ligën Kombëtare dhe Superkupën e Shqipërisë, ia doli të arrinte një sukses bindës, ndonëse dy setet e parë ishin të fortë. Vajzat e drejtuara nga trajneri Orlando Koja i patën rezultatet e seteve 25-21, 25-21 dhe 25-14. Skuadra kryeqytetase e trajneret Prenga, pasi luftoi fort për shumë minuta, e uli ritmin në setin e tretë. Në gjysmëfinalen tjetër të plej ofit, ashtu siç pritej, Partizani mundi 3-0 Vllazninë në kryeqytet.

Sfidanti.al