Lukaku u kërkon tifozëve të Interit të kenë besim, a mund t’i besohet?!

Sulmuesi belg ka qenë një nga fajtorët kryesorë që skuadra zikaltër nuk po ngre dot kokë këtë sezon, pasi ka humbur disa gola të sigurt. Gjithsesi, Romelu Lukaku u kërkon tifozëve të Interit që të mbeten me besim tek skuadra e tyre, që të vazhdojnë ta mbështesin. “Ne kemi nevojë për ju, dhe duhet të keni besim, – janë fjalët e tij, – ju kërkojmë falje, është përgjegjësia jonë. Do të reagojmë. Tani jemi të përqëndruar tek Benfika”. Lukaku shkoi vetë tek tifozët pas barazimit me Salernitanën, ndërsa e shoqëruan Asllani e Gosens.

Sfidanti.al