Pak ditë më parë, fotografia e Karlo Ançelotit u shfaq në kopertinën e “Markës” bashkë me Guardiolën e Ksavin, me puro në gojë ndërsa kishte arritur fitoren 4-0 në “Kamp Nou”. Ishte një tjetër moment magjik për trajnerin italian, veçse nuk kaluan veçse disa orë kur vetë “Marka” kishte titullin: “Ançeloti është i sinjalizuar”. Kjo, pas humbjes 2-3 në “Bernabeu” ndaj Vijarrealit. Një kontrast i madh që tregon se mediat nuk ndjekin logjikën, por ndjenjat e futbollit, më mirë të themi luajnë me ndjenjat e tifozëve. Reali pati ndryshime në prag të Championsit dhe është pikërisht Champions që ndikon. Benzema u hoq në pushim ashtu si Alaba, Modriç e Kros nuk ishin. Në fund të fundit, titullin e ka fituar tashmë Barcelona.
Sfidanti.al