Jokiç nuk arrin tripëll dabëllin për faj të … pikëve!

Një basketbollisti në NBA mund t’i ndodhë që të mos ketë të tre elementët me nga dy shifra sepse mund të mos kapë aq topa në tabelë sa duhet, apo të shërbejë aq asistë. Në rastin e Nikola Jokiçit, lojtarit më të mirë të sezonit të rregullt për dy edicione radhazi, ndodhi ndryshe. Ylli i Denverit kapi 10 topa në tabela dhe shërbeu 10 asistë, por tripëll dabëllin nuk e arriti sepse realizoi vetëm 6 pikë! E vërtetë, që Jokiçi nuk është ndër shënuesit më të mirë të NBA-së, që arrijnë deri në 30 pikë mesatarisht për ndeshje, por ai është në nivelin 24-25 pikë. Duket se ai vetë dhe Denveri nuk po kalojnë formën më të mirë, pasi pësuan humbjen e 5-të në 6 ndeshjet e fundit, 114-118 ndaj Juta Xhazit.

Sfidanti.al