“Halandi në nivelet e Mesit dhe Ronaldos”

Kështu thotë Pep Guardiola pasi sulmuesi norvegjez arriti kuotën 30 golave në Premier Ligë dhe të 44 rrjetave në sezon. Trajneri i Mançester Sitit ishte i lumtur me dy goditjet në shenjë të Erling Halandit ndaj Sauthemptonit, në fitoren 4-1 në Premier Ligë, ndërsa më parë kishte thënë se 22-vjeçari mund të krahasohet me legjendat nëse mban trupin në formë. “Kemi përjetuar dy dekada me Kristianon dhe Lionelin, – tha ai, – Halandi është në nivelet e tyre”. Norvegjezi shënoi një gol shumë të bukur me roveshatë.

Sfidanti.al