Uzuni nis karrierën në La Liga, 3.5 milionë euro u paguan për të!

Nuk janë dhënë të gjitha hollësitë lidhur me rrogën, por është thënë se kontrata është 4-vjeçare. Myrto Uzuni tashmë e hodhi hapin e tij të madh në karrierë, dhe nga balta e Beratit, nga fushat e Apolonisë në Fier, kaloi nga Kroacia për në Hungari e tani në La Ligën e Spanjës. Granada do të jetë shtëpia e tij e re dhe besohet se rroga do të jetë të paktën 1 milionë euro, ndërsa rroga mesatare e ekipit është rreth 850 000 euro në vit. Uzuni shkëlqeu me Ferencvaroshin duke shënuar shumë gola e duke dhënë asistë. Sidomos gjatë këtij sezoni, beratasi shënoi 21 gola në 31 ndeshje si dhe shërbeu 14 asiste, që do të thotë 1 gol në 110 minuta.

Sfidanti.al