Është luftë me kohën për ish-kapitenin madrilen, i cili dëshiron të tregojë veten sa më shumë e sa më gjatë në nivelet e larta, por dëmtimet nuk po e lenë të qetë. Sergio Ramos pësoi lëndimin e tretë që kur është bashkuar me Paris SG dhe nuk do të jetë në fushë në “Parkun e Princave” në 15 shkurt, në duelin e parë të turit të dytë të Championsit ndaj Realit. “Marka” thotë se dëmtimi do dy javë që të kalojë, ndërsa pritet që 35-vjeçari qendërmbrojtës të jetë në duelin e dytë në “Santiago Bernabeu” në 9 mars.
Sfidanti.al