Nuk mund të ishte ndryshe dhe do të jetë investimi më i madh i këtyre viteve. Përtej krizës së koronavirusit, që dëmtoi rëndë futbollin, sërish Reali vendosi të bëjë për Kilian Mbapenë atë që nuk e ka bërë as për Kristiano Ronaldon, dhe nuk e ka bërë as Paris SG për Lionel Mesin. Vetëm rroga e Mesit tek Barcelona do të mbetet rekordi, që as Mbape nuk do ta arrijë. Lajmet janë që klubi spanjoll do të paguajë 50 milionë euro në sezon si rrogë për kampionin e botës, një krenari për presidentin Florentino Perez që nuk mund të pranonte ta humbiste Mbapenë, ndërsa PSG i ofronte (siç thuhej) 40 milionë euro në sezon. Sulmuesi francez do të jetë lojtari më i paguar në botën e futbollit, ndërsa presioni mbi të do të jetë i madh, por pritet që ai ta përballojë në “Bernabeu”. Me këtë investim, vështirë që Reali të mendojë për Erling Halandin, por ndërkohë ka Benzemanë dhe Vinisiusin.
Sfidanti.al